Çaste poetike me poeten;-Sheqere SINA

ROJA E SHPIRTIT

——————————-

Njeriu i lig në dëshpërim,

kërkon të tjerët t’i bëjë pleh,

bën vetëm zhurmë si makina pa frena,

dhe çdo të mirë e shkel përdhe.

Ndaj ec me këmbë të forta në tokë,

krijo korrektësi e mbaj dinjitet,

Se po nuk ruajte pragun e shtëpisë,

gënjeshtra e huaj shpejt të vret!

Largoju atij që s’ka më shpresë,

që humbi rrugën në këtë jetë,

Se i mbyturi të mbyt dhe ty,

të tërheq thellë në të zezën rrjetë.

I çmenduri të çmend vrik e shpejt,

të prish mendjen e ta kthen në terr,

ndaj mos i jep të shtrenjtën besë

atij që shpirtin e ka pa vlerë.

Sheqere Sina

/QendraPress/