Nesër shënohet Dita e Dëshmorëve në Komunën e Prizrenit.

                  Në Prizren nesër shënohet  Dita e Dëshmorëve ku me këtë rast kryetari I OVL-së  Isa Berisha  tha se  duke ditur rëndësinë e madhe të kësaj date  dhe pasi jemi në  pritje të lirimit të  strategëve të  UÇK-së , nga  Haga, këtë vit  ditën e dëshmorëve  do ta shënojmë me  një ceremoni më të shkurtër  për shkak të pritjes së madhe, Në ora 10. 00 do të bëhen  homazhe  tek  Varrezat e  Dëshmorëve , kurse  në  ora 11.00 do të  vendosen  buqeta lulesh  tek Monumenti i lirisë tha  Isa Berisha . Ai tha se 15 shtatori si datë duhet të jetë e veçantë në tërë komunën për t’i përkujtuar të gjithë ata që u flijuan në luftën e lavdishme të UÇK-së.

Isa Berisha, fton familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë të Prizrenit,

Që  nënderim dhe përkujtim të dëshmorëve të Komunës së Prizrenit, OVL e UÇK-së, Dega Prizren, së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në koordinim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, ju ftojnë të merrni pjesë në homazhet për nder të dëshmorëve. 15 shtator 2026 në Varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Në ora 10:00 gjithashtu, në ora 11:00, do të bëhen homazhe pranë memorialit të dëshmorëve dhe shtatores së Heroit të Kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti.

Le të jemi së bashku për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të UÇK-së.,thotë  z. Berisha/QendraPress/