Fryma poetike e ditës atdhetare me poeten:-Lavdije Hoti BUÇAJ

KUR PADREJTËSIA VISHET ME DREJTËSI
——————————————
Padrejtësi e vazhdueshme,
mohim i çdo të drejte,
edhe atyre më elementare.
Që lidhen me vetë jetën,
na ndoqën për vite e vite.
Pritëm, çfarë nuk pritëm.
Duruam,
bashkëpunuam dëgjuam e dëgjuam,
Për çfarë?
Që prapë të mbetemi peng,
që prapë të durojmë padrejtësi
Veçse tash, nga grupe të caktuara
që veprojnë me direktiva,
të dikujt tjetër. Thonë duroni…..
Drejtësia ka sy, edhe kur s’flet ajo ka sy.
Por sytë e saj,
Po shohin vetëm andej
ku fjala peshon me fuqi,
Jo me të vërtetën.
Tempull i gjykimeve tē mëdha.
Ku dosjet grumbullohen,
por jo për kriminelet e vërtetë.
A është drejtësia e verbër?
Apo thjeshtë shikon ku i intereson?
Kur dhimbja matet me politika,
Jo me të vërtetën që duket.
Atëherë drejtësia nuk është më shpetim,
por një heshtje që vret.
Ne nuk kërkuam hakmarrje,
as gjak për gjak.
Kërkuam vetëm të thuhet e vërteta.
Që faji të mbajë emrin që meriton.
Nga rrenojat e shpirtit tonë,
ngrejmë zërin.
Jo për tu dëgjuar vetëm në sallat e gjyqeve.
Por në ndërgjegjen e botës,
në ndërgjegjen tonë.
Ne jemi ata që mbetëm.
Jo për të harruar, atë çfarë përjetuam.
Por për të kujtuar,
jo për të urryer, por për të kërkuar drejtësi.
Drejtësi, që lind nga dhimbja
Jo nga kalkulimet.
E vërteta jonë,
nuk ka nevojë për përkthim.
flet gjuhën e plagës,
që ende rrjedh gjak.
Gjuhën e nënës,
që ende pret duar thatë.
Gjuhën e varrit,
që pa emër mbet i zbrazët.
E KJO GJUHË ËSHTË MË E
FORTË SE ÇDO RAPORT ZYRTAR
/QendraPress/