Nga Shqipëria vje porosia,askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në-Avokatët e çlirimtarëve shpresojnë në lirimin e shpejtë.  

                    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj,ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale për katërshen e UÇK-së është trishtues. Sipas tij, për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollosë UÇK-në. “Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët,askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër”, ka thënë ai. Derisa kryeministri  shqiptar Edi Rama e ka qujatur- Marre- këtë verdikt gjyqësor

Pierre Richard Prosper, avokat në ekipin mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ashpër pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale.

Ai deklaroi se beteja për drejtësi nuk përfundon me këtë vendim, duke e cilësuar atë si një shkelje të drejtësisë .Sot,dëshmuam një shkelje të drejtësisë. Është e qartë për mua dhe për ne se vendimi ishte i paracaktuar”,

“Disa nga reagimet më të ashpra këtu kanë qenë nga avokatët mbrojtës kryesorë, edhe të Thaçit, edhe të Veselit. Edhe pse kur kanë hyrë këtu kanë qenë tejet pozitivë, mirëpo gjatë procesit janë shtangur. Ai ka deklaruar ‘’Ne folëm me zotëri Thaçin, do të takohemi sërish me të, dhe mendoj se e para dhe më e rëndësishmja është se ai vlerëson të gjithë mbështetjen e njerëzve. Ai e kupton që sfida vazhdon, dhe është i përgatitur që të vazhdojë të luftojë për veten, Kosovën dhe njerëzit e Kosovës”, ka thënë ai për gazetarët në Hagë.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar vendimin si “juridikisht të kontestueshëm” dhe të ndikuar politikisht. Tërnava ka thënë se vendimi rrezikon të relativizojë krimet e kryera nga Serbia në Kosovë dhe ka theksuar se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike apo sakrificën e popullit për liri,

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet urgjentisht nesër në një seancë të jashtëzakonshme.

Përmes një postimi, Jashari ka bërë thirrje që në këtë seancë të marrin pjesë të gjitha partitë politike.

Kërkoj që nesër Kuvendi i Kosovës të mblidhet urgjentisht në një seancë të jashtëzakonshme. Të gjitha partitë duhet të jenë aty”, ka shkruar Jashari.

Ajo i është drejtuar edhe kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke kërkuar që seanca të thirret sa më shpejt.

LDK-ja ka pritur me shqetësim shumë të thellë aktgjykimin e sotëm ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përmasën e dënimeve ndaj tyre.

Përmes një komunikate, kjo parti u ka bërë thirrje për qetësi, maturi dhe përgjegjësi qytetarëve të vendit.