Poezi atdhetare me poeten:-Meri MEZINI

LOTET U BASHKUAN ME RRJEDHEN E GJAKUT
—————————————————-
Shumë lotë u bashkuan
me rrjedhën e gjakut,
lagën prehërin e nënës Kosovë,
spërkatën shpirtin e njerëzve të varfër,
djemtë e Diasporës u vunë në sprovë.
Varre masive me trupa shqiptarësh,
hapi pa mëshirë serbii zi,
kujtoi se me trupat e shqiptarëve të vdekur,
do ta bënte Kosovën
pronën e tij.
Gabon o serb, shqiptari s’vdes kurrë ,
në ç’do cep të globit
është gjaku tij,
u ngritën stërnipërit nga ç’do vënd i botës,
luftuan me serbin deri në liri.
Shumë lotë u bashkuan me rrjedhën e gjakut,
bojë stilografi u bënë të dy,
me të u firmos çlirimi Kosovës,
u shkruajtën emrat e dëshmorëve të tij.
/QendraPress/