Çaste poetike me poeten;-Asja MULGECI

TASH SHPRESOJMË APET

————————————-

M’ishin fishkun andrrat nën retinë,

 prej kohsh  qorrue…

pluhnaj e heshtjes pllakosë, qerpikve brymë

gurza lotit, dritë e fikjes pikturuë 

eshtrat  tue hanger  njani tjetrin, 

e dhimbjes gravurë n’lkurë

Piskamë fundshpirtit u ndez u përndrit, 

thirrje e etërve tane amanetqarë,

damarve vershoi  lumë 

u ringjall  hinit t’vdekjes si feniks 

U zgjuen andrrat, moren krahë,

 trupit t’cunguem,

nga zemra e toks tis i kuq flakë  

i kaplova n’ gji  u dhashë ngjyrē ,identitet

na bijt e shekullit t’shpresës çelem sy,  


syve t’përgjumun 

tash shpresojm t’shtrijmë rranjët t’lirë, 

ksaj toke, apet!

/QendraPress/