Pas shpine s’flet njeriu që ka mend,

Ai që të njeh, s’të shan për një hiç,

Flet veç ai që shpirtin e ka të rëndë,

Se fjala e keqe del nga zemra e ligë.

Kush ka mend, e mban fjalën me nder,

Nuk hedh gurë kur tjetri s’e sheh,

Kush të shan, e ka zemrën me vrer,

Dhe me fjalët e veta, veten rrëfen.

Lëri të flasin, mos u kthe pas,

Fjala e keqe s’të bën ty më pak,

Se njeriu i mirë njihet në çdo hap,

E shpirti i zi, sado të fshihet, del prapë

/QendraPress/