Banorët e fshatit Landovicë po dëmtohen nga derrat e egjër dhe shpesh po ‘’vizitohen’’ nga  arushat.

  Kryetari I fshatit Landovicë  Faik Berisha, njofton, e këtë e ka bërë publike edhe në  faqen  elektronike të fshatit  se  banorët e  Landovicës po dëmtohen nga derrat e egjër. Ata  po ua dëmtojnë  kopshtijet dhe misrishtet, por, shpesh po ‘’vizitohen’’ nga  arushat. Ai pohon ‘’Ka shqetësime të banorëve të  Landovicës, për dëmet që po u shkaktohen nëpër disa kopshte( duke ju dëmtu kryesisht misrin, dyshohet për derrat e egjër tashmë janë shumuar dhe  duke kërkuar ushqim po dëntojnë prona të banorëve, Para pak ditësh është bërë nje video inqizim nga kamerat në  Landovicë në pjesën e ‘’Hamallave’’ afër shtëpive ,ku shihen arushat por, edhe derrat e egjër..’’ pohon ai. Mirëpo  ai pohon se banorët   kanë shqetësime se mos  po dëmtohen njerzit e këtij fshati. Andaj, apelojnë  edhe organet  kompetente që të  rishohin  mundësitë e  këtij fshati dhe raste e lartëcekura.