Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Syhejl HAVOLLI

NGA CILA DEGË RA GJETHI

————————————-

Në faqe e në sy

Më përqafoi fort

Sa nga gëzimi

Ujëvarë vërshuan lot

Po ç’më gjeti sot

As vetë nuk kam ide

Nga cila degë ra

Dhe prapë mbiu mbi dhe

Mos vallë nga dega e dritës

Që rritet në amshim

Aty ku Blerta ime

Më vjen si një agim.

/QendraPress/