Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Imer HYSA

STINET E JETES

—————————–

Mosha rend si kalë i harbuar

Në lëndinat e stinëve njerëzore

E ndjej, stina e ftohtë ka filluar

Retë pamëshirshëm hedhin flok dëbore.

Ndjehet erozionin i stinës së beftë

Tek gërryen gjithshka qe gjen zbuluar,

Sinjale alarmi derdh si rrufetë

Herë në organe, herë në këmbë e duar.

Kot pret me padurim moj stinë e ftohtë

Mendon se do dorëzohem kaq lehtë,

Hidh sa të duash dëborë mbi flokë

Dhe rrudhat brazda bëj po munde.

Se dhe në stinët e tjera të jetës

Kam kaluar dimra të vështirë,

Por me zjarrin e dashurisë njerëzore

Akullnajat tuaja kam mundur me shkrirë.

Aspak stë kam frikë o dimër i jetës

Me gjithë gurët që lëviz s’më mund,

S’jam nga ata që thjeshtë kurajë i jap vehtes

Por denjësisht të pres stoik gjer në fund.

/QendraPress/