Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

RRËNJËT MOS I HARRONI
——————————
Nëse rrugën keni ngatërruar,
shkoni në Krujë për t’u kthjelluar,
shkoni, mësoni pak histori,
që të shihni më larg se në Arbëri.
Shkoni, shkoni, disa rreshta lexoni,
që origjinën mos ta harroni,
shkoni, shkoni edhe te Rozafa,
kujtoni historitë e lashta.
Shkoni edhe andej nga Butrinti,
mësoni shtetin kah ju lindi,
shkoni, shkoni në Artanë,
mësoni rrënjët në këto anë.
Shkoni edhe andej në Ulpianë,
shihni sa të vjetra janë këto anë,
u përkasin të parëve tanë.
Edhe në Prizren kur të shkoni,
në kalanë e tij të gjurmoni,
rrënjët e lashta t’i zbuloni,
edhe Lidhjen e Prizrenit mos e harroni.
Shkoni, shkoni edhe në Prekaz,
që të bëheni të gjithë bashkë,
sepse është momenti vendimtar,
të mos jemi të përçarë.
/QendraPress/