Çaste poetike me poeten;- Rajmonda Qosa SHKOPI

JETËN TA JETOSH
—————————–
Nuk ka rëndësi se je i varfër,
As se ke thesare e pasuri,
Rëndësi ka jetën ta jetosh,
Të falësh e të marrësh dashuri.
Kjo jetë është kalimtare,
Një nga një largohemi nga kjo botë,
Ndaj mundohu të jesh i vlefshëm,
Mos bëj keq, nëse mirë s’bën dot.
/QendraPress/