Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, uron zgjedhjen e Presidentes së Kosovës.

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, uron zgjedhjen e Presidentes Justina Shiroka Pula .Ai me këtë rast mes tjerash është shprehur ‘’Ky rrugëtim i vonuar ka qenë një mësim i domosdoshëm. Ai tregoi se stabiliteti i Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi vonesa të tejzgjatura apo nxitim, por mbi baza të forta dialogu. Sot, zgjedhja e Presidentes në këtë post është shkaku i ri që duhet të sjellë një rezultat ne formë perafrimi të spektrit politik, maturi dhe një epokë të re zhvillimi për vendin tonë. Jo pa arsye presim influence pozitive edhe reth zhvillimeve në Hagë.Pastj ai në një postim personal ka shkruar
‘’Të nderuar,
Me rastin e përzgjedhjes së zonjes Justina Shirola-Pula në krye të shtetit të Kosovës, i përcjell urimet më të përzemërta për mbarësi, forcë dhe sukses në këtë mision të lartë historik.
Shteti ynë ka kaluar nëpër një proces të gjatë, sfidues dhe shpeshherë të zvarritur për përmbylljen e kësaj faze të ndërtimit institucional. Megjithatë kjo vonesë nuk erdhi thjesht si pasojë e procedurave, por ishte rrjedhojë e disa faktorëve të thellë politikë dhe shoqërorë:
• Mungesa e konsensusit fillestar
• Kalkulimet dhe taktikat partiake
udhëhequr nga VV
• Nevoja për pjekuri institucionale:
Ky proces dëshmoi se demokracia në Kosovë kërkon kohë për të shmangur krizat e thella dhe për të garantuar një zgjedhje legjitime dhe të qëndrueshme.
Ky rrugëtim i vonuar ka qenë një mësim i domosdoshëm. Ai tregoi se stabiliteti i Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi vonesa të tejzgjatura apo nxitim, por mbi baza të forta dialogu.
Sot, zgjedhja e Presidentes në këtë post është shkaku i ri që duhet të sjellë një rezultat ne formë perafrimi të spektrit politik, maturi dhe një epokë të re zhvillimi për vendin tonë.
Jo pa arsye presim influence pozitive edhe reth zhvillimeve në Hagë.
Presidentes i priftë e mbara në udhëheqjen e Republikës së Kosovës!
Me respekt të veçantë,
Shaqir Totaj, Kryetari i Prizrenit’’/QendraPress/