Çaste poetike me poeten:-Zyrafete MANAJ

Prandaj vjeshta është kaq e bukur
——————————————–
sepse i ngjan gruas:
e pjekur, e duruar,
me gjurmë të kohës në fytyrë,
por me një botë të tërë
që ende lulëzon në shpirt.
Dhe kur vjeshta zbraz arkat e saj
mbi sofrën e njeriut,
më duket sikur një nënë
hap duart dhe thotë:
“Merreni…
kjo është ajo që linda me dashuri
/QendraPress/