Çaste poetike me poetin:-Idriz Berisha XHIXHI
NATËN PA HËNË

——————————-
Pashë tre burra dhe hënën
Njëri – tjetrin atë natë ndriçuan
S’kishte fjalë, as kishte vaj
Po gjurmët nuk kërkohen n’errësirë
Mesa troku i shpirtit mbi harresë
LISI mbështetët në lis
Bashkë i shpëtojnë stuhisë
Kënduan bashkë gjer n’agim
Poshtë dritareve pa zë
Ashtu si këndohet JANARËVE
Këngë pa fjalë në UNTERGRUPENBACH
Kur terri tha:
Ky qiell s’ka puls damarëve
Yjet u shuan, era i përpiu
Ora e fundit erdhi
Këtu i zuri gjumi
Vals në gurgullimë lumi
U bë stinë me ngjyra, me duar të shtrira
Në fluturim kanjushash të verdha
Mbi kulla gurësh
Mbi malin e mallin
Në pranverë mbjellën ëndrrat
Mbinë këngë të çliruara
Në atdheun e tkurrur
Në flakë të oxhakut plak
Siluetë me tre lisa
Portrete epike me plisa
Gërshetë që ylbershëm valon
Në mbretërinë e shqipeve
Zërat u shpirtëruan
Me nderin e kullave
Me besën e burrave
/QendraPress/