Çaste poetike me poetin:-Imer GLLAREVA

JETA

—————-

Jeta shkon shpejt porsi era,

Sot buzëqesh nesër si dihet,

Mos u habit pas pasurisë,

Se asgjë s’merret me vete.

Mos jeto për famë e pasuri,

Por bëj mirë sa ke mundësi,

Ndihmo tjetrin kur ka nevojë,

Se më shumë vlerë ka mirësia.

Kur të vijë dita për t’u larguar,

Asgjë me vete s’ke për të marrë,

Veç te mirat që ke dhuruar,

Në këtë botë do të mbesin gjatë.

/QendraPress/