Stafi i SHFMU’’E. Duraku’’ në Prizren,ia shpëtojnë jetën një nxënëse.

Sot, në shkollën tonë, falë reagimit të shpejtë, qetësisë dhe bashkëpunimit të stafit, u bë e mundur ndërhyrja në kohë për shpëtimin e jetës së një nxënësi të klasës VI, me inicialet A. C.
Nxënësi ndodhej në një gjendje të rrezikshme, pasi një pjesë e lapsit kimik i kishte mbetur në fyt, duke i vështirësuar frymëmarrjen. Në këtë moment kritik, koordinatorja Fellanza Kirajtani, asistentja Rrezarta Bytyqi , zëvendësdrejtori Akif Gashi dhe mësimdhënësi Ismail Morina reaguan menjëherë dhe bashkërenduan veprimet e tyre për t’i liruar rrugët e frymëmarrjes nxënësit dhe për t’i ardhur në ndihmë.
Ky rast dëshmon edhe një herë se prania e mendjes, reagimi i shpejtë, njohuritë dhe bashkëpunimi në situata emergjente mund të bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes.
Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për të gjithë të përfshirët, për përgjegjësinë, guximin dhe gatishmërinë e treguar në një moment kaq të vështirë.
Sot dëshmuam se shkolla nuk është vetëm vend i dijes dhe edukimit, por edhe një vend ku kujdesi, solidariteti dhe përgjegjësia njerëzore mund të shpëtojnë jetë!
Reagimi sotëm i personelit të shkollës vërtetë ishte akt madhor dhe heroik duke shpëtuar jetën e nxënësit tonë!
Koordinatorja:
Mr.sc.Fëllanza Kirajtani
Drejtori :
Mr.sc. Rrahim Bektash