Përçarjet përbrenda koalicionit, nesër takohen Hoti e Haradinaj

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga AAK.

Në takim potencohet se do të marrin pjesë edhe liderët  e tjerë të koalicionit aktual, shkruan Reporteri.

Ky takim vjen pas disa përplasjeve në mes të partnerëve të koalicionit, ku kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, që nga rifillimi i dialogut,  në vazhdimësi ka kritikuar kryeministrin Hoti për qasjen e tij në këtë proces.

Në këtë takim pritet të jetë edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Kryeministri Hoti, pas plot dy javë në vetizolim, sot i është rikthyer punës në ekzekutiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *