Edhe kjo Qeveri, ashtu sikur ato tjerat, pas shfaqjes publike të mosbesimit mes partnerëve qeverisës, nuk mund të qëndroj gjatë. Shkruan;Ruzhdi Gashi avokat
Kosova po kalon nëpër një fazë shumë të vështirë. Kjo situatë është bllokuese, edhe për miqtë tanë edhe për klasën tonë politike.
Ka një kohë, që mbi 5 vjet, që Kosova sillet në një rreth vicioz dhe nuk ka forcë që i del përballë kësaj gjendje tepër të rëndë, bllokuese, izoluese, varfërie e ikje masive e popullit për të gjetur ndonjë vend për të mbijetuar. Kurse në të njejtën kohë, politikanët kosovar, jetojnë si sheikët e Azisë dhe ende po sillën kinse nuk po ndodhë asgjë. Kjo është e tmerrshme.
Në këto rrethana, kjo klasë politike kosovare, në mungesë vizioni dhe guximi, për të dal nga kjo gjendje, si dhe lakmia për pushtet e para, vetëm grinden në mes veti dhe dojnë me ja nxjerr sytë njeri – tjetrit duke ia lënë fajin herë njërit herë tjetrit. Kur nuk guxojnë mi ra ujkut, kthehen e hanë t’zotin e vet (popullin, sidomos ata që kanë sakrifikuar më së shumti për Kosovën). Edhe kjo është e tmerrshme.
Për t’i realizuar intresat e veta dhe për t’i ikur përgjegjësisë, gjejnë një milion arsye vetëm për të përfituar disi dhe prap për të mbetur në pushtet. Këtë qëllim po e arrijnë më së miri duke krijuar kushte për të rrëzuar qeveri pas qeverie. Edhe pse dalin në opozitë, nuk kanë gajle, interesat dhe benificionet bashkë i kanë.
Edhe në kohët e fundit, Kryeministri Hoti, në mungesë vizioni e guximi për tu përballur me sfidat që i ka Kosova, edhe me pandeminë, varfërinë, izolimin, ikjen e popullit dhe dialogun me Serbinë, sillet me papërgjegjësi dhe pa harmonizim me partnerët e koalicionit për të shtyrë vendin në krizë qeveritare, me prishë qeverinë, me shku në zgjedhje ose me ndrru partner, vetëm e vetëm për t’i shtyer problemet e milionta që i ka Kosova dhe populli i saj. Në këtë mënyrë pastaj me thënë se, ja nuk më lanë se, pata me ba mirë, por nuk më lanë. Pra me ja lënë fajin dikujt tjetër. Por edhe të tjerët, mezi po presin mi ikë përgjegjësisë dhe me dal prej kësaj beteje për një kohë. Tek e fundit, politikanët nuk po humbin asgjë, aty janë, në poste dhe në kuletën e popullit.
Për të ju kthyer pyetjes tuaj, ashtu si çdo herë deri më tani, edhe kjo qeveri nuk mund të vazhdoj më tej pas mosbesimit në partnerët e qeverisë të shpallur tani më botërisht.
Luhatjet në qeveri, qoftë ndërrimi ose plotësimi i saj, në këtë kohë kur Kosova përballet me akuzat ndaj UÇK, dialogun me Serbinë, izolimin nga BE, varfërinë, ikja e popullit nga vendi, pandemia me COVID-19 dhe nevoja e madhe për ndihmë ekonomike, janë të tmerrshme për Kosovën dhe popullin e saj. Në këto rrethana tepër të rënda nëpër të cilat po kalon Kosova, neve mund të na nxjerrë nga kjo situatë, vetëm një mobilizim i përgjithshëm të udhëhequr nga një trup patriotësh, intelektual, guximtar, vizionar dhe të gatshëm të marrin vendime të mëdha për të ardhmën e Kosovës ashtu siç ka ndodhur në periudha dhe situata në të kaluarën, konkretisht si në vitet 1997-1999 me çlirimin e vendit, në 2005 në Konferencën e Vjenës dhe në 2008 me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”/qendrapress.com