Mr. Adem Morina, ish drejtor shkolle në Kabash të Hasit,kryetarin Haskuka e quan dështak

0

  Ish  drejtori I Shkollës së  fshatit Kavashit të  Hasit Adem Morina, pas  vendimit të  kryetarit  Haskuka, për emërimin  drejtërëve dhe zv drejtorëve në disa shkolla  të  komunës, ai ka reaguar  duke shkruar ;-“Haskuka, në vend se t’i ftonte drejtorët për konsulta, rreth fillimit të vitit të ri shkollor në këtë kohë të paqartë, dhe t’i falenderonte për angazhimin gjatë pandemisë, ai në formë të vrazhdë, me anë të zarfeve të dërguar përmes korrierëve të komunës, i ka njoftuar ata për ndërprerjen e detyrës.

Haskuka vetëm ka njoftuar nga distanca drejtorët për ndërprerje të pozitës, pa u ofruar atyre njëkohësisht kontratën konkrete për vendin e ri të punës, që sipas ligjit të referuar nga vetë ai e ka obligim, e madje nuk ka dhënë asnjë datë se deri kur do të zgjidhet kjo çështje.

për 2 vjet të qeverisjes, ka ndërruar 3 drejtorë të arsimit, ku kjo e fundit, as pa e pasur as minimumin e njohurive rreth kësaj fushe, por duke vepruar sipas udhëzimeve të tutorëve që e dirigjojnë nga jashtë.

Drejtoria e Arsimit në Prizren, nga viti 2018 po përballet me sfidën e rekrutimit të menaxherëve të shkollave, prandaj edhe shumica e tyre janë me ushtrues detyre. Rast i ngjashëm është rasti në gjimnazin “Gjon Buzuku”, ku drejtori aktual, një militant i VV-së, kundërligjshëm ushtron detyrën e drejtorit prej gati 2 vitesh, ndërsa ligji e parasheh më së shumti 6 muaj.

Vetëm në shkollën e mjekësisë gjatë mandatit të VV-së janë caktuar 4 UD të drejtorit.

Një rast tjetër specifik dhe shumë i ndjeshëm është ai i gjimnazit gjuhësor “Remzi Ademaj”, ku tashmë ish drejtori, pas përfundimit të kontratës së punës në janar nga kryetari Haskuka, është caktuar UD i drejtorit të shkollës deri në shpalljen e konkursit.

Veprimi i këtillë i Vetëvendosjes, është dëshmia më e mirë se ky subjekt nuk ka kuadro, prandaj nuk shpall konkurse, dhe se në këtë formë duke emëruar militantë pa përgatitje përkatëse, synon që ta zhagis procesin, duke vazhduar me ushtrues detyre.

Drejtorinë e Arsimit e drejton një femër, ku nga shkollat janë larguar 5 femra, duke mos respektuar jo vetëm premtimet e Haskukës për përfshirjen e sa më shumë femrave, por as kuotën për barazi gjinore.

Në anën tjetër, zëvendësdrejtorët e shkollave janë larguar para një jave dhe postet e tyre kanë mbetur te zbrazëta pa emërime të reja, ndërkohe që 1 shtatori është në prag.”

Thuhet ne Reagimin e z.Adem Morina./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *