Gjendja dhe situata nuk të jep shpresë për rehatin e mirë të qytetarëve të komunës,për mirëqenie sociale

0

Zeni Hasani,sociolog  lidhur  me qeveresjen  lokale  ne komunën e Prizrenit   pohon se .”Gjendja e përgjithshme ekonomike,sociale dhe politike ne vend,reflekton pa dyshim edhe në komunen tonë.

        Pritjet kanë qenë të mëdha nga ana e qytetarëve të Prizrenit,me shpresë se qeverisja e re do të i shtynë proceset përpara në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore..

Mirëpo, gjendja dhe situata nuk te jep shpresë për rehatin e mirë të qytetarëve të komunës,për mirëqenie sociale.

Sa per hirë të këtij realiteti aktual do përmendim ,dhe identifikojmë disa çështje që janë breng për jetën e qytetarëve të Prizrenit.

– Stabilitet,ose mungesa  e kualicionit qeverisës,ndërrimet e shpeshta të qeverisjes lokale,

-Menaxhimi ose mungesa e zbatimit të planit urbanistik të qytetit të Prizrenit,për cdo ditë po demtohet toka pjellore,me ndërtime ,

-Mbrojtja dhe kujdesi ndaj mjedisit ku jetojmë,si dhe hudhja e kockave të kafësheve tek deponia e Zhurit,që është e dedikuar për mbeturina të matrialit ndërtimor,e jo të kundërmohet erë e pa këndshme.

– Vonesa e gjatë,ose zhagitja e impiantit për riciklimin e ujërave te zeza afër Vlashnjes( ende ujërat e zeza derdhen në lumin e Lumbardhit dha ne lumin Drin.).

– Pasaojat që ka lënë në jetën e qytetarëve pandemia ,si stresi,papunësia,niveli i ulët i standardit jetësor,problemet e fermerëve për plasimin e produkteve te tyre,sektori privat po ballafaqohet me krizë financiare,gjë që po sjellë edhe mbylljen e disa veprimtarive.

– Gjendja në arsim,sot e kësaj dite do të ishte mirë të respektohet institucioni i konkursit,dhe dhashte Zoti që politika mos të përzihet në arsim,sidomos me rastin e përzgjedhjes së drejtorave te shkollave,le të vlejë parimi i përzgjedhjes në baza të meritokracisë,e jo ideologjisë,

Perzgjedhja  të bëhet në baza ligjore,në kohë të duhur,duke respektuar afatet kohore.

Mbesim me shpresë se këto probleme të identifikuara,qeveria komunale,të i zgjidhë./qendrapress.com/

__________________________

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *