Çaste poetike me poeten;-Arsinoi Zengo KALLCO

Serenatë vjeshte
Në rrugicën e vjetër, nën hënë të argjendtë,
një kitarë pëshpërit një këngë të përmalltë;
gjethet bien ngadalë mbi kalldrëm të vjetër,
si letra dashurie që s’i lexuam tjetër.
Vjeshta i merr gjethet, i rrotullon në erë,
por mua më sjell ty, si dikur, si përherë;
në telat e kitarës një mall nis të këndojë,
dhe zemra ime ndien se dashuria më kërkon e më dojë.
Një serenatë tretet në dritën e hënës,
si puthje e harruar në buzët e zemrës;
e gjethet, njëra-tjetrën, në heshtje përqafojnë,
sikur dinë një sekret që s’duan ta tregojnë.
Ti je ajo këngë që koha s’e harron,
ajo tingullë e lashtë që në shpirt më jehon;
dhe kur vjeshta zbret me të artën e saj,
më duket se vjen dashuria… të më kërkojë përsëri pranë
/QendraPress/