E diela me poeten: Shpresa Gashi Zurnaci
PRITJE
Vetëm gjurmët e etjes në shpirt na kan mbet
shpresat e lëvjerrs të mbetura shkret
Pluhuri i kohës gjurmet ka mbuluar
Por dëshira pritjes kurrë nuk u shua
Pritja po thahet si rrushi në degë
I ka ikur vreshtari qė duhet vjelë
Dhe stina e pritjes harrimit ka harbuar
Në mos acaret e dimrit presin harrimet per ti mbuluar
Por shpresa e fundit vdes
Zhgenjimit duhet ti mbyllen portat
Mes kujtimeve diku prehen endrrat, per bes
E me to ndërtoi kalanë e pritjes, dhe pres…!