Policia gjen trup të vdekur në një servis veturash në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
Sot rreth orës 11:00 një person është gjetur pa shenja jete në një autoservis në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Reporteri.net ka mësuar se Policia kishte marrë informacione për një trup të pajetë, dhe atë e kishte gjetur më pas në servis të veturave.
Deri tani nuk dihen shkaqet që sollën vdekjen e tij, por trupi është tërhiqur nga vendi për t’u dërguar për Obduksion, ku do të merren vesh detajet.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë, përveç ekipit mjekësor, edhe njësitet policore që kanë kryer hetimet e nevojshme.