Duhet të sigurohet kushtet minimale të paktën për kohën sa po i obligojnë të qëndrojnë të izoluar…
Prof Reshit Kushaj kryetar I SBASHK-ut dega në Prizren, fletë për kohën e karantimit, sa sa e ka dëmtuar shëndetin mental të qytetarëve dhe buxhetin familjar?
“Mendojë se në gjendjen tonë të kushteve të rënda ekonomiko -sociale,e cila varfëri është trashëgimi sidomos prej pasluftës e kendej, Tani kohëve të fundit është rënduar edhe me shumë në këtë kohë Pandemie,e në veqanti për ata individ e familje ,të cilat shteti po i detyron që të vendosen në kushte të karantimit,
Duke mos i siguruar as kushtet minimale të pakten për kohën sa po i obligojnë të qëndrojnë të izoluar…Se a ka dëmtim të shëndetit mental gjatë kohës se karantinimit ,unë mendojë se gjithesesi po.
Pasi që mungon edhe standardi minimal për të kaluar kohën në kushtet e izolimit,dhe duke mos pasur në ambientet familjare kushte për të bërë aktivitetete për të përqëndruar vëmendje që të kalohet sa ma lehtë ajo kohë e izolimit,
Për të cilat do të ishte mirë ,që shteti i Kosovës ,të ndajë fonde të veqanta ,per të siguar ekspertë të fushave të caktuara,që do të merreshin me organizimin e aktiviteteve me personat e izoluar
Në të kundërten gjithsesi se do të ketë dëmtim të shëndetit mental,sidomos të të moshuarit,pasi që për të ofruar këso aktivitete buxheti familjar,gjithmonë ka munguar në të shumtën e familjeve ,edhe pa qenë kohë e Pandemisë , kurse tani gjatë kohës së pandemisë ,ka filluar të mungon ai buxhet edhe në më shumë familje,është kohe e fundit ,që udheheqësit qeviritar të ndajnë fonde,që sadopak tu dalin në ndihmë qytetarëve të vendit.
Në të kundërtën ,në mungesë të ndërhyrjeve të fondeve për ndihma nga shteti,pasojat e kësaj kohë do të jenë për shumë vite të pa riparueshme…/qendrapress.com/