Në veçanti, zemërimi dhe ankthi do vazhdojnë për muaj të tërë pas karantinës.

0

              Prof. Nazmije  Gashi, mësmidhënëse. Për kohën e karantimit, sa e ka dëmtuar shëndetin mental  të  qytetarëve dhe buxhetin familjar?shkruan;

  “Pandemia e COVID-19 dhe masat e saj të përmbajtjes së kontrollit – kryesisht distanca fizike dhe izolimi kanë shkaktuar pasoja të dëmshme për shëndetin mendor të popullatës së përgjithshme në të gjithë botën jo vetëm te ne. Në veçanti, zhgënjimi, vetmia dhe shqetësimet për të ardhmen janë reagime të zakonshme dhe përfaqësojnë faktorë të njohur të rrezikut për disa çrregullime mendore, duke përfshirë shqetësimet e stresit, ankthit, dhe  çrregullimet afektive.

Duke pasur parasysh se kriza e koronavirusit ka të ngjarë të jetë me ne për ca kohë, implikimet e shëndetit mendor nuk mund të hidhen poshtë. Humbja e vendit të punës  për shkak të izolimit, krijoi vështirësi serioze ekonomike tek shumica e popullatës,  si pasojë kemi ndikime të qëndrueshme psikologjike. Në veçanti, zemërimi dhe ankthi do vazhdojnë  për muaj të tërë pas karantinës. Si psikologe mendoj se, psiko-edukimi dhe mbështetja psikosociale duhet të përqëndrohet tek njerëzit që kanë  vështirësi  në përballimin e kësaj gjendje pandemie dhe izolimi.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *