Zëri i rebeluar I familjeve të shoqatava të dala nga lufta,

0

Në letrën e  dërguar nga  Majlinda  Shala në  redaksinë tonë  vendosëm të  botojmë si reagim pa ndërhyrje  ku ajo  shkruan ;-“Vite kaluan nën heshtjen e familjes tonë.

Pritëm nga qeveritë që nga paslufta ,dhe shpresum se familja jonë do ta ket ëpërkrahjen pasi që kur koha e kërkoi,Babai dhe anëtarë të tjerë të familjes Shala ,ju ngjitën karvanit për çlirimin e vendit.

Viteve të fundit,unë vajza e Muharrem Shalës ” Invalid i luftë së UÇK -së , duke parë se situata nē familje po përkeqsohet,si njē vajzë me përgaditje të lartë shkollore vendosa që të aplikojë në dhe të pranohem ë fkultetin juridik .

Pasi që aty në fakultet nuk ma dhanë mundësinë pë ti vijuar studimet ,familja jonë e zgënjyer filloi të hyjë  borgje nëpër banka për të mi paguar studimet në kolegjin ISPE.

Pasi që gjashtë herë paraqita kërkesën për të vazhduar ne fakultetin juridik dhe herën e fundit kuptuam se jemi të diskriminur për të gjashtën herë , Erdhi momenti që të aplikojë edhe në Policinë Kosovës ,nē drejtimin qe e kisha ëndër nga fëmijeria.

Edhe këtu u ndjeva  e diskriminuar nga ky pushtet.

Pas një viti konkurova edhe ne FSK,Ushtrinë e Kosovēs me shpresën që nuk dotë mē lënë jashtë për shkak se babai im kishte lënë gjymtyrët në luftën për çlirim.

Edhe këtu vërejta se nuk do të gjejë vend.

Unë isha njeriu i cili kisha një fizik të përshtatshëm dhe njohuri të bollshme për këtë uniformë që nuk mu dha rasti ta veshi as njëherë.

A thua pse?!?

As vet nuk mundem ta perceptojë.

Kam shpresuar se do të jam një ushtare e forcës tonë .por mendimet e mia ishin te gabuara.

Duke ju drejtuar se pari bashkluftëtarit të babait tim ,gjeneral Rrahman Rama,shoqatave te dalura nga lufta,Ministrit të forcës z Rrustem Berisha,Presidentit të shtetit dhe shumë shokëve tjerë të babait tim dhe deputetëve të Kuvendit.

Prap pa përgjigje!

E thirra në telefon shokun e babit,z Rr.Rama dhe më tha këto fjalë: Po e  nderuar Mjlinda. Eja në zyrën time dhe do të takoj ditën e hënë të muajit qershor prej orës 09 në mengjes.

Shkova e gëzuar se dot më përfillë dhe do të filloj punës.Kot!

A që mē doli nē pritje të këtij takimi. Më tha përmes sekretareshes se vet :Thuajni Majlindes le të vije nesër pre orës 09 në mëngjes në zyren time.

Shkova dhe prita që nga ora 09 e deri në orēn 16 duku u sjellur vërdallë koridoreve të këtij.institucion dhe kot.

Pastaj aty me thanë se unë Majlinda duhet për ta nënshkruar tesitin që të mbetem jashtë ,por unë duke e ditur se isha e saktë në pytësorin e këtij testi, nuk pranova që të nënshkuaj.

 Mē thanë se ne  ka angazhuar  ministri që ta udhëheqim kētë punë dhe duhet doemos ta nënshkruash ,por unē kategorikisht refuzova.

Vlënë të përmendet se,mua dhe disa të tjerëve na është bërë  padrejtë.

Kur themi.këte, e argunentojmë se  ishin përgaditur lista emërash nga partitë politike .

-Ndër të tjera,lirist mundë të them se ; Ekzistonin raste që jepnin shuma të mdha parashë dhe ata menjëherë veshën uniformën.

Kjo më ka zhgënjyer  mua si një vajzë e babait  të shpuar nga plumbat e armikut.

Më ka bërë që ta humbi besimin nē institucionet e shtetit për të cilin luftoi babai im dhe anëtarë tjerë të familjes së madhe Shala.

Më më vonë e kuptova se faji ishte te partitë politike ,më konkret partia dhe sot, e asaj dite mua dhe familjes na qesin  barrikada vetëm pse unë u ankova pse unë po mbetem jashtë institucioneve për të cilat luftoj familja Shala.

Unë Majlinda Shala,studente e vitit të fundit drejtimi STUDIMET E SIGURISË,e vlersëuara lartë nga shteti amë  për uniformën e policisë. Atje ësht mirpritur edhe vlerësuar lartë për meritat e mia në policinë e tyre ,por pengesë ishte vetëm shtetësia.

Kurse kētu në Kosovë po mē vret politika se pse unë jam njeri A POLITIK.

Them me plot sigurisqë , nuk dot i dorëzohem këtij pushteti banal.

Mesazhi im i fundit esht se: pas diplomimit në drejtimin e sigurisë ,qeveria e shtetit do e mos ,duhet të ma mundsoj që ta veshë uniformën e policisë së shtetit dhe mos të na detyrojne që protestojmë para dyerve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me respekt për opnionin publik, e diskriminuara Majlinda Shala.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *