Ndikimi dhe pensioni I Rusisë eshtë jashtëzakonisht i madh se nëse do të stabilizohej gjendja në Ballkan
Ethem Rogova avokat dhe ish veprimtar politik, për takimin në BE mes Kosovës dhe Serbisë dhe për rezultatin për njohje reciproke është kështu ;-“Serbija me asnji çmim kur nuk do ta njoh. Kosovën. Klima politike në Serbi lidhur me njohjen e Kosovës nuk është krijuar. Qendrat të cilat vendosin se në çfarë drejtimi do të shkojë politika e Serbisë siqë janë në rend të parë kisha ortodokse dhe Akademia e Shkencave e cila ka botuar udhëzimin mënyrat se si duhet të sillet politika serbe dhe mënyra si duhet të sabotohet konsolidimi i B dhe H dhe si do të destabilizohet Kosova nuk japin shpresa se mund të ndodh dicka e mirë. Lobi pro rus eshte shumë i fortë dhe këto janë pengesat kryesore. Kjo dëshmohet me faktin se çka po ndodh në Mal të Zi. Vuqiq edhe pse e ka komoditetin me vendos se e ka shumicën në parlament nuk e ka guximin se kërcnohet me jetë. Knjazi Milosh Obrenoviq eshtë likviduar se është orjentuar kah perendimi. Kështu ka ngja me mbretin Karagjorgje në Marsej at fat e ka pasur edhe kryeministri serb Xhinxhit. Mos të harojmë se patrihari i kishës ka deklaruar se kemi pritur 500 vjet me e martë Kosovën do të presim edhe 500 vjet të tjera. Historia serbe është ndërtuar me mite e ato janë të lidhura me Kosovën. Nëse ikën Kosova, Serbia mbetet pa histori
Se fundmi ka zëra se Serbisë i është kthy Mali i Zi me qëllim që të heq dorë nga Kosova në çka nuk besoj.
Ndikimi dhe pensioni I Rusisë eshtë jashtëzakonisht i madh se nëse do të stabilizohej gjendja në Ballkan do iki edhe Sërbia dhe në këtë mënyrë edhe Rusija do ta humbte ndikimin në Ballkan. Krejt shpresat e Rusisë janë të mbështetura në Serbi. Deri te një marrëveshje mund të arrihet nëse dakordohen lojtarët e mdhej. Sa për Serbin ajo do ta luaj lojën ngreje mos e këput. Delegacioni kosovar nuk jep ndonjë shpresë se janë të paditur runa zot prej ndoj budallallukut.
Dhe si përfundim po ju përkujtoj se asnjë krizë botërore e pasluftës nuk është përmbyllur deri më sot.”/qendrapress.com/