Trajnimet e mesimdhënësve për zbatimin në praktik të kurrikulës së re në ,DKA-Prizren
Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren në bashkëpunim me DZHPM në MASH nga data 7 shtator-12 shtator 2020 ka organizuar fazën e dytë të trajnimit 6 ditor të mësimdhënësve të programit fillor dhe klasës përgatitore për zbatimin në praktik të Kurrikulës së Re të cilët që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2020/2021 do të zbatojnë në praktik kurrikulën e re me klasat 0, 1, 2, 3, 4.
Trajnimin janë duke ndjekur 53 mësimdhënës të komunës së Prizrenit të ndarë në 4 grupe.
Për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19, trajnimi mbahet sipas rekomandimeve të DZHPM në MASH dhe IKSHPK me numër të kufizuar në grupe, dhe duke respektuar masat në përdorimin e maskave mbrojtëse dhe dezinfektuesve.
Ju dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese të gjithë mësimdhënësve dhe trajnerëve!” njofton Nexhat Maçkaj nga DKA./qendrapress.com/