Çertifikohen 27 psikologë, pedagogë dhe staf percjellës për shkollat e komunës së Prizrenit
Në cermoninë e çertifikimit të psikologëve, pedagogëve deh stafit përcjellës te enjten pos drejtoreshës së DKA Xhemile Vezgishi dhe koordinatorit të kësaj drejtorie me OJQ për arsmin e kësaj komune Skender Susuri ishte edhe I pari I komunës Mytaher Haskuka ku u ndanë certifikatat për 27 psikologë, pedagoë dhe staf përcjellës që do të jenë në shërbim të shkollave dhe ishte trajnim dy vjeqar me Caritas KOSOVA.Më këtë rast kryetari Haskuka ka falenderuar koordinatorin Susuri si dhe Karitas Kosova që së fundi kanë arritur të certifikojnë këta mësimdëhënës si psikologë e pedagogë pasiqë ishte vetëm 1 e tash janë 27 .
Drejtoresha Vezgishi ka falenderuar të gjithë këta që I kanë ndihmuar këtij projekti dhe që sot po kryhet certifikimi
Skender Susuri I emëruar koordinator në DKA për bashkëpunim me OJQ tha se ky projekt është tani e dy vite dhe se kjo është një arritje shumë e mirë sa I përket tani cilësisë në arsim dhe pastaj tha se ne e kemi mbështet këtë projekt me 20 mijë euro e po kështu pjesën tjetër e kryen “Caritas Kosova.”
Derisa psikolgët e e çertifiukuara sot Nazmije Gashi dhe Kaltrina Skoro, pohuan se tani janë të gëzuara pas këtij certifikimi që do të mund të ndihmojnë arsimin dhe veqanrisht nxënësit që do ta kenë nevojën e tyre.
Çerifikimin e këtyre sot kryetari Haskuka e ka quajtur një arritje të madhe në arsimin e komunës së Prizrenit”/qendrapress.com/