Sa i përket raporteve mes partnerëve të koalicionit,këtu kemi debate në distancë dhe fërkime mes partnerëve
Munir Basha ish zv ministër .Pyetjes sa e shihni jetëgjatësinë e Qeverisë Hoti, në rrethanat e tanishme? pohon: ‘Para së gjithash,duhet të kemi parasysh se Qeveria Hoti nuk është derivat i drejtpërdrejtë i zgjedhjeve,por është qeveri e kompromisit në kohën e krizës me pandemi dhe,mbi të gjitha, të krizës së thellë politike në marrëdhëniet e vendit tonë në raport me partnerët tonë kryesorë ndërkombëtar.
Edhe përkundër faktit se kjo qeveri, që nga dita e parë, ka pasur probleme me qëndrueshmëri në aspektin e sigurimit të votave të nevojshme në Parlament,konsideroj se jetëgjatësia e kësaj qeverie do të varet në mënyrë determinuese nga suksesi dhe raportet e qëndrueshme me procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë dhe partnerët tonë strategjik ndërkombëtar.
Shiquar nga kjo retrospektivë,Qeveria Hoti është duke treguar performancë të mirë dhe është pranuar me simpati nga faktori ndërkombëtar.Andaj,kjo qeveri në këtë kontekst ka treguar qëndrueshëmëri solide.
Sa i përket raporteve mes partnerëve të koalicionit,këtu kemi debate në distancë dhe fërkime mes partnerëve.Kjo krizë,në një afat të shkurtër,mendoj se nuk mund të ndikoj në rënien e qeverisë. Në rast të përkeqësimit të më tutjeshëm të raporteve mes partnerëve aktual,kujtoj se kjo qeveri do bëjë zgjidhje me riformatim eventual të qeverisë,qoftë edhe me zgjërimin e partneritetit me subjekte tjera politike.’/qendrapress.com/