Franca në alarm, raporton për herë të parë më shumë se 10 mijë raste të reja nga coronavirusi
Franca raportoi për herë të parë më shumë se 10 mijë raste brenda një dite, shifër kjo rekorde që kur vendi u përball me pandeminë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shifra e fundit me 10, 561 tejkaloi rekordin e mëparshëm, kur u regjistruan 9,843 të prekur.
Rritjet kanë bërë që qeveria e vendit të implementojë masa shtesë, në mënyrë që të shmanget një bllokim i plotë, sikurse muaj më parë.
Ndërkohë, kryeministri francez, Jean Castex, premtoi hapa të reja në përshpejtimin e testimeve si dhe zbatimin e masave në zonat lokale me rritje të lartë të të prekurve.
Në të dhënat e azhurnuara, ministria e shëndetësisë konfirmoi se rreth 772 grupe janë duke u hulumtuar për sa i përket rasteve, një rritje prej 86 brenda 24 orëve të fundit.