Çaste me poeten :Manushaqe Hoxha Laçi
Dashuria ka emrin tënd
——————————-
Flokët mbi supe si ujvarë
dehur nga vesë e mëngjesit.
Baluket hedhur mbi ballë
sytë e mi me mall ti krehin.
Kur mbi taka e hedh hapin
me nxitim në trotuar.
Zemra seç e merr vrapin
sytë e qeshur për të parë.
Fustanet çdo ditë ndërron
ngjyra- ngjyra e lule shumë.
Shpirtin mua ma ngacmon
ndjenjat për ty rrjedhin si lumë.
Kur pranë meje ti kalon
dhe parfumin tënd e ndjej.
Në damarë gjaku më vlon
në sy më lindin mijëra diej.
Kohë e gjatë që të mendoj
je princesha që kam në zemër.
Ditënetëve për ty ëndërroj
dashuria ka vetëm një emër.
Emrin tënd dashuria mban
në sytë e mi mund ta lexosh.
Gjithë jetën të dua pranë
prekma zemrën të besosh.