Çaste me poeten;Mimoza Deliaj Cerani
Një ditë do të bëhet mirë
Kudo e me këdo që flasim
Kemi të njejtin refren:
Një ditë do bëhet mirë.
Po kur!?
Do bëhët do bëhet thotë kurajo
Po kur pyet vullneti i humbur?
Beso!-thotë shpresa
Kthehu nga vetja
Ndiq rrugën e zemrës
Ec më këmbet e mendjes
Bëhu Zot i vetës tënde
Mos lejo të tjerët të shkelin mbi ty!
Mos harro pas natës vjen dita
Pas diellit mund të këtë edhe shi
Por ti mos u dorëzo
Vazhdo të ecësh përseri. ..
Hapin kurrë mos e ndal
Së dita e mirë ka për të ardhur
Do kuptosh do jetë një ditë më shumë befasi.
Por mos u ndal ec dhe ëndërro
Sikur një fëmijë.
Ëndrra të mëdha më dëshira shumë ashtu siç ëndërron një fëmijë para se të shkoj në gjumë.
Të shumta,e plotë çiltërsi
Ëndrrat e një fëmijë mund t’i ëndërrosh edhe ti nëse do që dita e mirë të vijë edhe tek ti.