Çaste poetike me poeten;-Lida BASHLLARI

SA JEMI DASHUR

————————

Sa jemi dashur, kemi dashur,

Ne njëri-tjetrin fort.

Me premtimin bërë me zemër,

S’na ndan asgjë në botë.

Por koha kurrë s’ka qenë mjaftueshëm,

Të shiheshim sy ndër sy.

U tregua e padrejtë,

Koprace për të dy.

Dhe na mbajti larg çdo rrahjeje,

Gjesti dhe veprimi.

A thua po na ruante ndjenjën,

Përpos çdo gabimi.

Kemi mbetur në udhëkryq,

Të fjalëve të pathëna.

Si dy njerëz, personazhe,

Të hershme te gojëdhëna.

Një dashuri që shpirti ruan,

Të mbrojtur, të paprekur.

Dhe dy zemra që e vuajnë,

Tek dergjen, duke “vdekur”.

Lida BashllarI /QendraPress