NJOHJE NGA SERBIA NUK KA, ANDAJ TË GJITHË “LIDERET” E DERITASHËM PA DALLIM TË LËSHOJNË KRAHE DHE MOS TË SHTYHEN
Liman Asllani, kryetar I Klubit të Afaristëve të Prizrenit për takimin ne BE mes Kosovës dhe Serbisë dhe për rezultatin për njohje reciproke është kështu ;-“ Rrjedha e deritashme e bisedimeve ka treguar se Serbia nuk na njehë.
Kjo gjendje do të vazhdoi edhe me tutje. Serbia me të madhe po vazhdon të tërheq investime nga katër ane:Rusi, Kinë, BE dhe SHBA. Ne po vendnumërojmë dhe ekonomia jonë ka regres të thellë.
Bisedat duhet bërë larg syve e veshëve të popullit nga nje ekip gjithë përfshirës e personave që nuk janë ne pushtet.
Pushtetarët duhet të punojnë ditë e natë për zhvillimin e Kosovës e mos ta fshehin hajnin e tyre në krekosje “s’po na njeh Serbia”. Punë e madhe..
Fakti se nuk na njeh Serbia nuk duhet tu shërbej pushtetarëve për zhvatje të buxhetit, shkatërrim të ndërmarrjeve publike e private dhe grabitje te ardhmërisë së rinisë kosovare.
Njohje nga Serbia nuk ka, andaj të gjithë “liderët” e deritashëm pa dallim të lëshojnë krahë dhe mos të shtyhen. Të rinjtë le te vendosin vetë për veten.
“Liderëve” të deritashëm me ndihmën e SHBA-ve do te ishte mirë të ju sigurojmë një anije kozmike që te udhëtojnë sa më larg në qiell dhe atje le te kënaqen duke dëgjuar marrinat që i kanë folur dhe bërë në këtë,Kosovë të shkrete /qendrapress,com/.