Doli në qarkullim revista: DY DRINAT – REVISTË KULTURORE DHE SHKENCORE E BOTUESIT ESSAT BILALIT, NR. 22, 2020- të- Shkruan: Mr. Enver Batiu

0

Këto ditë doli nga shtypi Revista kulturore dhe shkencore “ DY DRINAT” të disidentit të njohur nga Kukësi zotëri Essat Bilali e cila në përgjithësi trajton të kaluaren kulturore dhe historike të Lumës. Autori pos punimeve të veta na ofron edhe shkrimet dhe mendimet e disidenteve të kësaj ane të cilët përshkruajnë ndjekjet, vrasjet, përdhunimet dhe keqtrajtimet e të gjithë atyre që guxonin të shprehnin mendimet e tyre ndonjëherë edhe të kundërta me udhëheqësit shtetëror. Nga kjo revistë njihemi me arratisjen e tyre me pa dëshirë dhe peripecitë e tyre në toka të huaja gjithnjë të përmalluar për Lumën e tyre të dashur që shumica e tyre vdiqën të përmalluar e të rrallët patën mundësinë që të rikthehen në atdhe.

Botuesi, edhe ai i  larguar nga atdheu, pos punës për të sigurua jetën dhe familjen asnjëherë nuk harroi vendlindjen e tij dhe sa ju dha mundësia u kthyen vendlindje sistemoj pasurinë e ti të mbetur, rregulloi varret e prindërve dhe të familjareve si dhe me shumë vullnet të gjitha vuajtjet  e ti dhe shokëve të tij i vu në letër për tu bë të pa harruara jo vetëm  për trevën e vet po për mbarë gjeografin shqiptare dhe diasporën.

Që të shkruaj këta rreshta më cyten mendimet e poetit të njohur të kësaj ane Agim Spahiu i cili në një letërkëmbim i shkruante Essatit: ” A nëpër shpirtin tonë do të kalojnë krejt brengat e dhimbjet , oh-et e piskamat, a në shpirtin tonë do të përbirohen durimet e pa durueshme , mallkimet e pamallkueshme , shpresat e shumënderuara, dëshirat e përvëluara, a nëpër shpirtin tonë do të kalojnë detet, oqeanet,n malet e dridhshme  nga rëndesat e bardha”.  

Ju faleminderit zotni Essat për punën tuaj të pa lodhshme dhe harxhimet materiale që bëni për këtë trevë, duke mësuar për të kaluarën të njohin të tashmen dhe të luftojnë për një të ardhshme më të mirë.

Prizren, shtator 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *