Mesazhi është: përvilini mëngët e punoni në vendin tonë, që ta bëjmë të jetueshëm e të bukur- Shkruan ;Prof.Dr.Milazim Krasniqi
Duhet me ikë pej këtuhit!” Këtë fjali e kam dëgjuar shumë herë, nga shumë njerëz, taksistë, bujq, mjekë, gazetarë, studentë. Ata që duan të ikin prej vendit të vet, ata tentojnë të ikin nga vetvetja. Atdheu nuk i ka faj askujt, për asgjë. Ne i kemi faj atdheut pse nuk e bëjmë më të jetueshëm e më të bukur. Secilit do t’ua propopzoja ta lexonin poezinë “Qyteti” të Kavafisit. Tre vargjet e fundit të saj janë: Siç rrënove jetën tënde/në këtë fole të vogël/ në tërë botën e prishe.“ Mesazhi është: përvilini mëngët e punoni në vendin tonë, që ta bëjmë të jetueshëm e të bukur