MËNGJES VJESHTE

Një rrezeje të diellit vjeshtak

Sot ia hapa perden e vetmisë

Mbi gjethet përtokë rigonte shi

Sikur lotët në ditarin e mërzisë

Gjithë andej një mjegull e hollë

Si me vello ka mbuluar malet

Rend me rend zogj shtegtarë

Cicërima e tyre kurrë s`ndalet

Edhe unë jam bërë si vjeshta

Që më sjellë shumë nostalgji

Dikur në Korishë isha ujëvarë

Ku ëndërroja për një dashuri

Në dritaren time tash ka diell

Që i jep dritë luleve të mia

Edhe shpirtin ai ma ngrohë

Përtërihet zemra nga dashuria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *