MILAIM ZEKA PUBLIKON FOTO TË SALIH MUSTAFËS ME FADIL SYLOVIQIN, BËN THIRRJE TË MERRET SERIOZISHT ARRESTIMI I SOTËM

0

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka thënë sot se arrestimi i Salih Mustafës nga ana e Gjykatës Speciale duhet të merret me shumë seriozitet. 


Sipas Zekës me vetë faktin që ky arrestim është bërë pikërisht në kohën kur po shpërndahen dosjet e Speciale është sinjal shumë serioz.

Zeka ka paralajmëruar edhe arrestime të tjera, gjersa ka publikuar edhe një foto të Sali Mustafës me hetuesin Fadil Syleviqi.

Postimi i plotë i Zekës:

Arrestimi i sotem – sinjal serioz per njereze joserioz

Arrestimi qe ka ndodhur sot ne zyrat e FSK-se, eshte teper serioz. Personi i arrestuar ne Prishtine, sipas burime brenda Prokurorise, akuzohet per disa vrasje gjate luftes, dhe te pakten per nje vrasje te pasluftes, te nje personaliteti dhe zyrtari te larte te LDK/se.

Ky arrestim eshte bere ne kohen kur dosjet e Speciales po shperndahen si thase pasuli. Efekti do te dihet me vone, ama nje gje eshte e sigurte: Veprimi i sotem dergon signale te qarta te ata qe mendojne se puna e Gjykates eshte minuar.

Ka gjasa se arrestime do te kete edhe ne ditete ne vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *