Deputeti i PDK-së: Nuk votojmë një ligj që varfëron ekonominë e vendit

0

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se subjekti që ai përfaqëson, nuk do ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të propozuar nga LDK.

Sipas tij ligji i propozuar nga PDK, ishte më i favorshmi për qytetarët, ndërsa dhe është injoruar vazhdimisht nga të dy qeveritë, kryesues të të cilave ishin Albin Kurti e tashmë Avdullah Hoti.

”Një qeveri për të qenë stabile dhe për të ekzistuar në kushte normale, duhet t’i ketë votat. Dhe një qeveri normale s’duhet të jetë e varur nga votat e opozitës”.

”Ky Ligj i propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së, është injoruar nga të dy subjektet politike, nga të dy qeveritë, edhe nga Qeveria Hoti edhe nga Qeveria Kurti”.

”Për ironi, duke injoruar këtë Ligj, Hoti sjell një tjetër Ligj i cili gjithçka tjetër mund të jetë veçse për rimëkëmbje ekonomike jo”.

”Ne jemi tërësisht kundër këtij ligji, sepse ky ligj nuk e rimëkëmb ekonominë e vendit. Ligji që ndihmon sektorin privat, mjekët, e të gjithë ata që sot përballen me pandeminë, është Ligji i propozuar nga PDK”.

”Jemi që edhe në kuadër të Ligjit tonë të harmonizohen pika nga ky ligj i tyre i propozuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *