Gjeneral Risi: Formimi i Asociacionit çështje diskutabile
“Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është çështje e diskutueshme e cila bart në vete një rrezik të caktuar”.
Këto komente Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Michele Risi i ka bërë gjatë një konference të Fondacionit të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s në Romë,
“Një pikë shumë e diskutueshme në dialog, ka të bëjë me formimin e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe dhe çfarë funksioni dhe fuqie ekzekutive do t’i caktohet asaj. Disa përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës, paralajmëruan për rrezikun e ‘bosnjëzimit’ të Kosovës, i cili do të mund të rrezikonte etnitetin shtetëror të Kosovës”, tha Risi, transmeton KP.
Asociacioni e Komunave me Shumicë Serbe është kundërshtuar edhe nga figurat kryesore politike në vend