Në seancën e sotme nuk u miratua buxheti i komunës
Sot, është mbajtur mbledhja e IV (katërt) e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit,e ftuar nga kryesuesi i Kuvendit, Sulltan Badallaj e ku ishte edhe kryetari Haskuka si dhe i gjithë stafi ekzekutiv.
Seanca e sotme kishte këtë rend dite :Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve Shqyrtimi të datës 30 qershor, dhe 4 gusht 2020; dhe miratimi i rendit të Ditës; dhe Shqyrtimi shfrytëzimit dhe miratimi i Rregullores. komunale mbi mënyrën e mbikëqyrjes, menaxhimit të objekteve sportive kulturore. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-buxhetit te Komunës së Prizrenit parashikimi për vitin 2021 si dhe vitet 2022 dhe 2023 pika më e gjatë ishte ajo e pyetjeve të kuvendarëve ku kuvendarët paraqiten një mori pyetjes që lidheshin me jetesën e qytetarëve.
Ku pas këtyre pyetjeve kryetari Haskuka,dha edhe përgjigjet e veta ku tha se qendra e koordinimit në komunë ka pranim teknik, siç ka edhe qendra tregtare ,Galeria, kurse sa i përket konstruksioneve metalike tha se kjo është bërë për shkak të pandemisë tha Haskuka dhe iu përgjigj edhe pyetjeve tjera të parashtruara nga kuvendarët.
Kurse pika më e rëndësishme e kësaj senaca ishte buxheti i komunës për vitin 2021. Ku pas shume debatimeve që u bënë lidhur me këtë pikë në votim nuk kaloi kjo pikë dhe me 19 vota kundër .
Derisa pika për subvencionimet e transportuesëve nxiti një debat sapse fillisht kuvendi kishte votuar listën prej 26 trasportuesëve e pastaj ajo listë është zgjeruar dhe së fundi sot përsëri kuvendarët vendosën që listën e mëparme të votuar ta lënë në fuqi.