Nuk ndihmohet komuniteti i biznesit, por është një lloj “sadakaje
Arben Shala, zyrtar i shoqërisë civile , lidhur me pyetjen se .Ndihmat ekonomike të qeverisë a mund ta nxjerrin nga kriza Kosovën?pohon:-‘’ Ndihmat ekonomike që premtohen nga qeveria NUK mund ta nxjerrin nga kriza ekonominë kosovare. Ato vetëm mund të lehtësojnë veprimtarinë afariste për një kohë tejet të shkurtër, por kjo nuk mund të quhet ndihmë. Ndihma e vërtetë konsiston në ofrimin e ndihmës së llojit që garanton qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve. Veprimtaria afariste e një subjekti është tejet komplekse dhe një ndihmë e tillë që promovohet nga qeveria nuk i përfshin të gjitha aspektet e të bërit biznes. Në deklarimet e komunitetit të biznesit ka kohë që qëndrojnë pohimet se ndihma e vërtetë qëndron në hartimin e politikave të favorshme që u hapë rrugë bizneseve të zhvillohen. Kështu si është duke u vepruar nuk ndihmohet komuniteti i biznesit, por është një lloj “sadakaje” që u ofrohet ndërmarrjeve. Është ngjashëm sikur një familjeje të varfër i ofrohen 200 Euro dhe të deklarohet se i ndihmova familjes ta ketë një jetë të sigurtë e me mirëqenie.’’/qendrapress.com/