Qëndrimet e bashkëluftëtarëve tanë në paraqitje para gjykatës ishte plot krenari Shkruan; – Nehat Elshani ,sekretar për vlera të luftës Dega e PDK-së në Prizren

0

    E para imponimi i krijimit të Gjykatës Speciale është e padrejtë, është një etnike dhe raciste. Gjithashtu edhe arrestimet e udhëheqëseve te Organizatës së veteranëve të luftës është vetëm një spektakël ku mundohen që dështimet e veta ti ja adresojnë tjetërkujt. E askujt tjetër nuk është përgjegjësia e daljeve të dosjeve në publik, pos e Prokurorisë Speciale, prokurori e cila dështojë të ruaj sekretin e vet dhe si pasojë është e desktredituar. Këtu me se paku ka faj OVL- ja, ku me një telefonat kanë mund ti thirrin dhe ata ishin paraqitë, e jo të bëjnë spektakle, se tek e fundit një shtëpi e kam e ajo është Kosova  nuk kanë shtëpi tjetër. Qëndrimet e bashkëluftëtarëve tanë në paraqitje para gjykatës ishte plot krenari, sepse ata e din, siç e dimë edhe ne se nuk kanë kurrfarë faji. Por, siç shihet spektakli do të vazhdon dhe ata që janë mësuar që të sakrifikojnë në kohërat më të vështira, nuk do të ndalen së sakrifikuari kurrë. Dhe për fund, lufta si akt madhështor ka përfunduar me 1999, por lufta për luftëtarin e vërtetë nuk përfundon kurrë deri ne amshim’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *