Piraj: Prodhimet tona janë më cilësore se ato të importuara

0

Pronari i kompanisë ” MEKA HALAL FOOD”, thotë së për 28 vite kanë investuar në cilësi për të bindur opinion që mund të sigurojnë prodhime të sigurta dhe cilësore.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se prodhimet e tyre janë më cilësore se ato që importohen në Kosovë. Ai shpesh përmes  faqes  së FB paraqite me shumë risi  që bënë në kompaninë e tij.

Postimi i plotë i tij:

Për 28 vite si ndërmarrje për therje dhe përpunim të mishit kemi investuar në cilësi për të bindur opinionin se edhe ne Shqiptarët kemi kapacitete për të ofruar cilësi dhe siguri të prodhimeve!

Sot mburremi me rezultatin e arritur në këtë aspekt dhe ndihemi krenar që prodhimet tona janë  më cilësore se ato të importuara!

Këtë tani më e dinë mire konsumatorët e prodhimeve MEKA HALAL FOOD, dilema kanë vetëm ata që nuk i kanë provuar prodhimet tona!

Nuk janë fals pashtetat që po importohen në  Kosovë po Pashteta MEKA ka cilësi të pa konkurueshme dhe disa që assesi nuk e pranojnë këtë bëjnë propagandë se pashtetat e huaja po falsifikohen pa qenë në  dijeni se sot falsifikimi është i pamundur sepse ka një gjurmim të prodhimeve nga origjina deri në tryezë të konsumatorëve! Pra edhe nëse falsifikohet një produkt ai nuk ka se si të shitet kur ka distributor të autorizuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *