Prizrenasit që jetojnë në Stamboll;Mynir Llausha dhe Fevzi Shilik thanë edhe zëmrën duhet me dhanë për Prizren.
Sot, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u bë dorëzimi i donacionit: Autoambulancë e kompletuar dhe 5 respiratorë për pacientë. Autoambulanca është donacion i biznesmenëve nga Turqia Mynir Lausha dhe Fevzi Çakmak Shilik, ndërsa respiratorët janë donacion nga “Shoqata bamirëse dhe kulturore i prizrenasve në Stamboll
Me këtë rast ishte edhe deputeti Fikrim Damka, donatorëve këtij donacioni z, Mynir Llausha dhe z, Fevzi Shilik dhe përfaqësues të tjerë të shoqatës.
Drejtori i spitalit dr Afrim Avdaj me këtë rast ka falënderuar nga zemra donatorët dhe me këtë rast tha se ata që janë nga Prizreni dhe jetojnë atje në Turqi, si në të mirë si të keq janë me ne dhe janë për të mirën tonë, dua ti falënderojë se këtë donator dhe ju premtojë se këto ndihma do të vihen në shërbim të qytetarëve që nga ky moment.{ tha Avdaj
Pastaj donatorët e këtij donacioni thanë se po të jot nevoja edhe zemrat do të i japim për Prizrenin tonë,sepse e kemi një Prizren dhe për këtë jemi në gjendje të japim gjithçka, thanë ata
Deputeti Fikrim Damka falënderoi shoqatën dhe me këtë rast edhe njëherë tha e kjo dëshmon se sa human janë anëtarë të shoqatës së Prizrenit në Stamboll dhe jetojnë me ne si më të mirat dhe të këqijat .Andaj këto ndihma janë të mirë se ardhura Donacioni i sotëm u mirëprit nga stafi i spitalit dhe falënderimet ishin të shumëfishta nga i gjithë stafi i spitalit të Prizrenit