Shkrimtari i 160 veprave, Gëzim Ajgeraj vetëm në kohë të pandemisë lexuesit i dhuroi 11 vepra kapitale poetike

0

    Të shkruash  për njeriun   madh të letrave  shqipe   shkrimtarin Gëzim Ajgeraj i cili tashmë  kaloi numrin e 160 veprave  letrare të shkruara në disa zhanre, duhet  pasur  jo pak frikë se athua  fjalët do të mund ta thonë krejt shpirtin artistik të këtij shkrimtari tashmë edhe shkrimtarin më të madh  në letërsisë shqipe, Disa miq të mi të penës  vite më parë kur ai shkroi  simbolikisht 100 vepra  e pata quajtur Kadare i Kosovës, por tani  jam krenar që puna e tij  po i bind edhe skeptikët më të mëdhenj sa  pena e  Gëzimit  është  e artë. Në këtë kohë pandemie botoi numrin jubilar të ‘’Metafora’’ Revistë për kulturë , letërsi e art. Me rastin e 20 Vjetorit jubilar. Pastaj  botoi librat me poezi;’’’Nostalgjia’’,’’Eh  Guri’’ ,’’Mendim i gurtë’’. ‘’Drithërimë mendimi’’me  redaktore   Prenda Sejdia. Pastaj librin    ’’Kënga e zogut’’me vjersha të përkryera  për  fëmijë.Librin me poezi ‘’kronikë e udhëve, me redaktor  Nexhat Çoçaj, e recensent Qazim Thaçi. Për të  vazhduar pastaj librat,’’Dritëhijet e fjalës’’.’’Diellnxënësit’’. librin me Lirika’’Nostaligji e mall’’ dhe librin epope’’Në karatninën Alpike’’Këto pesë  të fundit  me redaktor Qazim Thaçi.

                   Lirika e tij sublime që u paraqit në këto  vepra  të  bukura  artistike  në letërsinë shqiptare shquhet me veçorinë e saj, me origjinalitetin si dhe me dhembjen e madhe të  kurbetit që  aq bukur  këtë dhembje shpirt mundet ta parqet vetëm  Gëzim Ajgeraj . Ajgeraj tashmë  është pa  jo vetëm me këtë  vepra  por me  gjithë  krijimtarinë e tij artistike. është poeti më lirik në letërsinë shqipe , në letërsinë moderne, jo vetëm të kohës së tanishme  krijuese, por edhe më larg. I takon grupit të vogël të atyre krijuesve shqiptarë që asnjëherë nuk lejuan të instrumentalizoheshin politikisht, duke i qëndruar besnik vokacionit krijues të artistit. Kështu arti i Gëzim Ajgerajt  mbete  një epokë e poezisë së  kurbetit e shkruar në  Alpet  zvicerane  dhe mbete  mbetet një opus kombëtar si një vijë në lidhjen e kontinutetit të rilindësve shqiptarë që  për atdhe  ditën e  të thonë  vargjet më të bukura të  letërsisë shqipe. Po përmendim vetëm disa  tituj poezish nga libri’’Në karantinën Alpike’’siç  janë ;’’Heshtje’,’’. Ankth’’,Pandemifobia’’.,’’Solidarizim’’, ‘’Elona’’. ‘’Assesi të dalë fjala’’,’’Me mallin nëpër Vërri’’.për të kulmuar  bie fjala me poezinë ‘’ Letër nënës në kohë pandemie’’ e kështu me radhë. Është i pari ose më i miri nga mjeshtrit e fjalës artistike që e ngjalli metaforën e harruar të artit gojor shqiptar, duke i ritrajtuar poetikisht epet dhe legjendat shqiptare e sidomos ato nga  Vërrini. Këtë metaforë ai e ngjalli me rafinemenin e gjuhës së artit dhe e nxori nga përdorimi arkaik që zvarritej në poezinë soc-realiste. I çliruar nga ngarkesat ideologjike, ai bëri  një ideal krijues: ta bëjë të flasë kumbueshëm shpirti i gjuhës shqipe edhe tek Alpet  atje ku  tashëm  jeton një pjesë e kombit tonë. Fati i krijuesve të mëdhenj, siç thoshte Kishi, është i ngjashëm, madje identik. Edhe jeta krijuese e Gëzim në Ajgerajt  është një metaforë e fatit që i përcjell krijuesit e mëdhenj dhe opuset e tyre që bëjnë thesarin e kulturës së një kombi. Prandaj ai  aq  shumë është I lidhur edhe me ‘’Metafora’’ revistën e artit që e boton tani e plotë 20 vite,Si e tillë, si vepër madhështore, arti i Gëzimit në  letërsinë shqipe i dëshmoi dy dhunti që janë më karakteristiket: poeti që pati më së shumti ndikim në brezat dhe gjeneratat e reja   tani në diasporë dhe  në Kosovë, Prandaj është edhe anëtarë I dy shoqatave të  shkrimtarëve asj në Kosovë   dhe në  Zvicër

  Emri i Gëzim Ajgerajt, është emër i një  krijuesi  kaq  të madje që mes  njerëzve tanë të mëdhenj duhet të nderohet  e mos të  harrohet që  të shpallet edhe  qytetarë nderi  pse jo. Është emri i balancës sonë, prandaj edhe  ka nxjerrë edhe emra  në letërsi, Sadoqë ai u ka dhënë frymë disa emrave  që  kësaj radhe edhe po i kursejmë e që herrave tjera edhe mund ti bëjmë publik, por  këtë e bëjnë njerëzit e mëdhenj vetme ata siç  është  Gëzim Ajgeraj, Ajo që  dua ta përmbyll këtë shkrim të shkurtër për letërsinë madhe e të  gjatë  të penës së  artë të  Gëzim Ajgeraj  është  fakti se  për të  rrubullakësuar   veprimtarin  këtij shkrimtari duhet bërë  po kaq  libra sa ka ai të shkruar mbi 160 e për ta dhen  figurën artistike dhe shpirtin e madh krijues të  Gëzim Ajgerajt.

Qazim THAÇI.Prizren,14 tetor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *