Sonte mbahet “BALKANFEST” 2020 – Festivali multietnik i këngëve tradicionale

0

Festivali multietnik i këngëve tradicionale “BALKANFEST” do të mbahet këtë vit në Shtëpinë e Kulturës në Prizren – me 17 Tetor 2020 në ora 18:30, me video transmetim të drejtpërdrejtë në RTV BESA dhe televizione të tjera si dhe në platformat sociale. Festivali do të tuboj interpretues nga të gjitha komunitet e Republikës së Kosovës, organizuar nga Shoqata për Kulturë “Plejada”, dhe me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe të Drejtorisë së Kulturës të Komunës së Prizrenit.

Festivali organizohet tradicionalisht për të pestën herë, dhe këtë vit ai do të organizohet në një format shumë më të gjerë dhe me një numër më të madh të interpretuesve të këngëve tradicionale nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Vlen të përmendet se të gjitha komunitetet në Kosovë (boshnjak, shqiptar, goran, turk, serb, rom, ashkali, egjiptian) do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit.

Festivali synon të promovojë, t’i ruajë nga harresa dhe të paraqesë këngë tradicionale, por edhe llojllojshmeritë dhe vlerat kulturore të Republikës së Kosovës si dhe të vendeve të Ballkanit.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i Festivalit do të jetë në RTV Besa (në kanalin e televizionit kablovik) si dhe në portalin informativ Kosova.info, dhe në platforma të shumta sociale. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *