“IZOLIM JO, MASA STRIKTE PO”, THOTË ZEMAJ
Para tre muajsh Kosova e ka hequr izolimin që ishte vendosur për shkak të pandemisë dhe më nuk po shikohet në atë drejtim. Kështu deklaron ministri i shëndetësisë, i cili shton se megjithatë masat mbase bëhen më strikte.
“Izolim jo, masa strikte po”, thotë Zemaj
Kosova nuk do të izolohet më për shkak të pandemisë, përkundër një rritjeje të lehtë të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit, megjithatë masa strikte do të vendosen përsëri.
Kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i pyetur për lëvizjet e ardhshme të qeverisë në tentim kontrollimin e situatës me Pandeminë, njofton Insajderi.
“Jemi duke analizuar dhe e analizojmë situatën çdo ditë, fjalën mbyllje dhe izolim e kemi larguar para tre muajve, do të bëjmë të pamundurën që të mos vijë deri te ai drejtim, ne do të marrim masa strikte që e ta parandalojmë përhapjen e infeksionit në çfarë do aspekti që na ofron ligji anti-covid”, deklaroi Zemaj para mediave.